Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
I pyetur nëse e kishte problem nëse do të shpallej “non grata” nga SHBA në përfundim të mandatit, Presidenti Ilir Meta tha se nuk i interesonte fare edhe sikur e gjithë bota ta merrte një masë të tillë ndaj tij.
Ai u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se nuk mund ta bëjë non grata “gruaja e Bilalit”, ndërsa shtoi se nuk e ka problem sepse do të jetojë dhe votohet në Shqipëri.
“Sikur e gjithë bota të më bëjë “non grata”, s’më intereson fare. Unë e kam raportin me popullin tim të shkëlqyer. Të më bëjë non grata mua zonja e Bilalit apo ky tjetri që bëri këtë gjë. Unë nuk e kam fare problem atë gjë. Unë do jetoj këtu, do votohem këtu. – tha Meta.