Presidenti Meta takim me ambasadorin e Turqisë: I bindur për përparimin e marrëdhënieve midis dy popujve

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit, Ilir Meta, priti në një takim lamtumire Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Murat Ahmet Yoruk me rastin e përfundimit të mandatit diplomatik në Shqipëri.

Meta shprehet i bindur për përparimin e marrëdhënieve mes dy vendeve “në respekt të traditës dhe lidhjeve historike”.

“Vlerësova angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve midis dy popujve tanë dhe shpreha bindjen për përparimin e mëtejshëm të tyre në respekt të traditës dhe lidhjeve historike, por edhe të interesave të përbashkëta të Shqipërisë dhe Turqisë”, shkruan kreu i shtetit në një postim në rrjetet sociale.

Zjarr Tv Ad