Presidenti Meta takohet me nxënësit e Shkollës 9-vjeçare në Fierzë, ‘Matosh Uka’

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nisi sot një vizitë në Rrethin e Tropojës, duke bërë ndalesën e parë në fshatin Fierzë, ku mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare “Matosh Uka”, ku ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj, ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Ky investim u realizua falë fondeve të Qeverisë Japoneze dhe Kompanisë së Sigurimeve SIGAL.

Presidenti Meta, pasi u takua me nxënësit dhe mësuesit, të cilët e pritën me këngë e valle popullore të zonës, u shpreh: “Ndihem shumë i lumtur të marr pjesë në ceremoninë e rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare ‘Matosh Uka’ në Fierzë të Tropojës, që falë bujarisë së qeverisë japoneze dhe kompanisë së Sigurimeve SIGAL, ka sot kushte plotësisht moderne.

Me urimin për një vit të mbarë shkollor, jam besimplotë se këta nxënës të mrekullueshëm, duke ndjekur ëndrrat e tyre, do të jenë nesër elita intelektuale e vendit,  ashtu si shumë prej të parëve të tyre që ndër vite i kanë dhënë krenari Tropojës dhe Shqipërisë.”, – u shpreh Presidenti Meta.

 

Zjarr Tv Ad