Presidenti Meta u jep Dekoratën “Nderi i Kombit” tre vëllezërve Bytyqi: Dhanë jetën për lirinë e Kosovë, trupat prehen në Nju Jork

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka nderuar me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” tre vëllezërit Bytyqi që ranë për lirinë e Kosovës. Trupat e Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi prehen në Nju Jork, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kur kanë kaluar mbi dy dekada nga vrasja e tyre e pabesë dhe ende nuk ka përparim për ndriçimin e këtij krimi monstruoz është domosdoshmëri vënia e drejtësisë që do të lehtësojë dhembjen e madhe të familjes së dashur Bytyçi”, shkruan presidenti Meta ndër rreshta.

Ai ndan disa foto nga ceremonia dhe vizita në varret e tre vëllezërve, teksa thekson se zbardhja e gjenocidit dhe të gjitha krimeve të kryera në Kosovë nga regjimi i Millosheviçit do të japë një kontribut të çmuar për më shumë paqe, siguri dhe demokraci në rajon.

Shënimi i plotë i Presidentit të Republikës, Ilir Meta:

“Nëqoftëse çmimi i lirisë ishin jetët tona, ne nuk mundëm të jepnim më shumë”.

Dje në Ditën e Çlirimit të Kosovës, në New York, vendosa një buqetë me lule të freskëta dhe u përula me nderim, respekt e mirënjohje të thellë para kujtimit dhe veprës të Dëshmorëve të Batalionit “Atlantiku” të rënë për lirinë e Kosovës, vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyçi, historisë së lavdishme të UÇK-së dhe krenarinë e komunitetit shqiptaro-amerikan. I dorëzova nënës heroinë Bahrije dhe babait fisnik Ahmet, Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, që u akordova djemve të tyre të paharruar.

Me shembullin e jashtëzakonshëm të sakrifikimit më sublim në emër të atdhedashurisë dhe idealeve më të larta njerëzore, vëllezërit Bytyçi do t’i frymëzojnë dhe edukojnë përherë gjeneratat e reja të shqiptarëve në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit që nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë.

Kur kanë kaluar mbi dy dekada nga vrasja e tyre e pabesë dhe ende nuk ka përparim për ndriçimin e këtij krimi monstruoz është domosdoshmëri vënia e drejtësisë që do të lehtësojë dhembjen e madhe të familjes së dashur Bytyçi.

Zbardhja e gjenocidit dhe të gjitha krimeve të kryera në Kosovë nga regjimi i Millosheviçit do të japë një kontribut të çmuar për më shumë paqe, siguri dhe demokraci në rajonin tonë!

Zjarr Tv Ad