Presidenti Meta vizitë në familjen e Klodian Rashës dhe pritet nga prindërit e tij: Nuk kam ardhur më parë sepse nuk kam dashur që ta…

0
1086
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Paraditen e djeshme, Presidenti i vendit Ilir Meta, ka shkuar në një vizitë në familjen e të riut Klodian Rasha, i cili u u eleminua nga një punonjës i Policisë së Shtetit. Mësohet se Meta, është pritur nga pindërit e të riut që humbi jetën, ku është shprehur se; nuk ka shkuar më pare, në mënyrë  që të shmangte politizimin e çështjes.

“Nuk kam ardhur më parë se s’kam dashur t’a politizoj”, ka thënë Meta.

Meta, kishte preferuar që të mos shkonte në banesën e familjes Rasha në ditët pas ngjarjes, në ndryshim nga Kryeministri Rama, i cili shkoi disa herë për vizitë, nga kreu i PD-së Lulzim Basha, apo dhe nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Gjatë ditës së djeshme, Mëta shoqërohej në vizitë nga këshilltarët e tij, ndërkohë që familja Rasha, tashmë duket se është në pritje të vendimit të Gjykatës, për efektivin e Shqiponjave  Nevaldo Hajdëraj, i cili qëlloi mbi djalin e tyre.

Klodian Rasha, u eleminua nga një punonjës i Policisë së Shtetit, teksa kishte dalë nga banesa e tij për të blerë cigare, duke thyer orën policore të vendosur nga qeveria, që sipas saj shërben për parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Fillimisht mbi të riun, policia tentoi që të hidhte baltë duke thënë se; ishte një person i rrezikshëm dhe me precedentë penalë, por pas hetimeve rezultoi se në momentin kur është qëlluar Rasha, nuk ka qenë i armatosur, dhe nuk ka rrezikuar jetën e efektivit.

Në ditët pas humbjes së Rashë, në Shqipëri u bënë disa protesta, ndërsa familja e 25-vjeçarit, kërkoi vetëm drejtësi për shkaktarin e kësaj tragjedie.

 

Zjarr Tv Ad