Presidenti Meta vizitë në Kalanë e Krujës

0
8

Presidenti Ilir Meta ka qenë ditën e sotme për të inspektuar kalanë e Krujës, një nga kalatë e cila pësoi dëmtime gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Meta shprehu rëndësinë për të marrë masat e duhura për ruajtjen e këtij monumenti mjaft të rëndësishëm për historinë e vendit.

‘Gjendja është shqetësuese për arsye historike, pra ka një histori të lëvizjeve gjeologjike të vetë Krujës por në mënyrë të veçante pas situatës së krijuar pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Është një monument mjaft i rëndësishëm. Po punohet për të bërë të gjitha vlerësimet në mënyrë që të merren masa për të ruajtur këto vlera që janë edhe krenaria jonë kombëtare’, bëri me dije kreu i shtetit.

I pyetur mbi anulimin e tubimit që ai paralajmëroi në 8 dhjetor, Meta tha:

‘E mbroj kushtetutën çdo ditë, por tani është koha të kthehemi në normalitet. Tubimi do të mbahet kur njerëzit të kthehen në sitautën që ishin para 26 nëntorit. Tani nuk është koha’.