Presidenti Meta vlerësohet me çmimin “Bonifacio VIII për një Kulturë të Paqes” në Romë: Ja dedikoj shqiptarëve për kontributin e jashtëzakonshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u nderua në Romë me Çmimin Ndërkombëtar “Bonifacio VIII për një Kulturë të Paqes” nga akademia me të njëjtin emër papnor në Anagni, Romë.

Në një postim në facebook Meta bën me dije se këtë çmim ua dedikon të gjithë shqiptarëve, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit

Postimi i Metës:

I nderuar dhe thellësisht mirënjohës të vlerësohem me Çmimin Ndërkombëtar “Bonifacio VIII për një Kulturë të Paqes” nga akademia me të njëjtin emër papnor në Anagni, Romë, që më inkurajon të vazhdoj me më shumë përkushtim për të punuar, për lirinë, demokracinë, drejtësinë, paqen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në mënyrë të veçantë këtë çmim ja kushtoj të gjithë shqiptarëve, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit, dhe mbi të gjitha për harmoninë e jashtëzakonshme fetare, shembull unik në botë, që Shqipëria gëzon dhe rrezaton kudo. Të jemi vigjilentë dhe të mos e marrim kurrë paqen si të mirëqenë, por të punojmë dhe të angazhohemi çdo ditë dhe në çdo kohë për ta mbrojtjen e saj!

 

Zjarr Tv Ad