Presidenti Meta vlerëson me Titullin “Mjeshtër i Madh” baritonin Ylber Gjini

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta, i jep Titullin “Mjeshtër i Madh” baritonit të njohur Ylber Gjini. Me një karrierë të pasur artistike për mbi tre dekada, Meta shkruan se Gjini ka fituar vlerësimin e merituar të artdashësve shqiptarë.

“Me mirënjohje për vlerat e tij thelbësore dhe artistike, të shpalosura në fushën operistike për më shumë se tri dekada në skenat shqiptare e ndërkombëtare, si edhe për kontributin e vyer të dhënë për zhvillimin cilësor të artit shqiptar vlerësova me Titullin “Mjeshtër i Madh” baritonin e mirënjohur, Ylber Gjini.

Me një karrierë të pasur artistike për mbi tre dekada, falë origjinalitetit, aftësive të spikatura vokale operistike dhe virtuozitetit të figurës së tij artistike, baritoni Gjini ka fituar vlerësimin e merituar të artdashësve shqiptarë dhe është kthyer në një prej shembujve më frymëzues të artistëve tanë të rinj. Shumë urime dhe suksese të tjera”, shkruan presidenti Meta.

Zjarr Tv Ad