Presidenti Meta: “Zgjidhje që shohin drejt së ardhmes”

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një nga mesazhet e dhëna nga Presidenti i Republikës Ilir Meta në samitin e Brdo Brijunit sot ka qenë edhe ai për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke iu referuar edhe situatës politike në rajon. Meta tha se mosmarrëveshjet e vjetra e kokëforta kapërcehen me zgjidhje që shohin drejt së ardhmes.

“Mosmarrëveshjet e vjetra, kokëforta e të paepura dypalëshe është e mundur të kapërcehen me zgjidhje që shohin drejt së ardhmes dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë kanë mundësi të përmirësohen edhe më tej në rajonin tonë, nëse kanalizohen drejt perspektivës së duhur europiane dhe euroatlantike. Në këtë drejtim, pesha dhe rëndësia e Marrëveshjes së Prespës është e jashtëzakonshme, dhe si e tillë meriton të çmohet si një arritje e madhe”, u shpreh Meta.

 

Zjarr Tv Ad