Presidenti në zarf, negociatat sa për procedurë.

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edi Rama edhe pse e ka emrin e Presidentit të ri ne zarf, po negocion me opozitën dhe shoqërinë civile për të gjetur pasuesin e Ilir Metës. Përfaqësia socialiste ra dakord me Fatmir Mediun të shtyje vetëm kohën, ndërsa pritet tashmë edhe takimi me kryetarin e grupit parlamentar demokrat.

Pasi hapën zarfat me 67 emrat e propozuar nga deputetët socialistë për Presidentin e ri, Taulant Balla dhe Elisa Spiropali u ulen në tryezë për të diskutuar me përfaqësuesit e opozitës.

Në takimin me dyer të mbyllura të socialistëve dhe Fatmir Mediut është dakordësuar vetëm për shtyerjen e kalendarit.

Mediu: Balla parashtroi kalendarin që duhet zhvilluar për këtë proces, nuk hymë në asnjë diskutim tjetër. Ramë dakord për të shtyrë Konferencën e Kryetarëve që ishte planifikuar më datë 29, për të pasur një kohë më të madhe në dispozicion, e më pas do përcaktojmë edhe përcaktimin e kalendarit të kësaj çështje bazuar mbi ato që ka përcaktuar Kushtetuta.

Balla: E kam mirëpritur propozimin e dy grupeve parlamentare të opozitës të mos jetë data 29 prill por të jetë data 4 ose 6 maj.

Kushti i mazhorancës për të vendosur se me kë do të negociojë te opozita për zgjedhjen e Kreut të Shtetit, për Mediun është i papranueshëm.

Mediu: Çështja e përfaqësimit të opozitës në një trupë të vetme është çështje e opozitës dhe jo e PS. Shpresoj që opozita të arrijë mirëkuptimin se është e nevojshme, e domosdoshme që të ketë një trupë për të bërë një proces sa më të qenësishëm dhe për të arritur në një konluzion sa më pozitiv në këtë proces./Standart

Zjarr Tv Ad