“Presidenti nuk duhet të jetë përfaqësues i PS-së”/ Shabani: Kjo autokraci është shqetësuese, edhe PD-ja si çetë e organizuar për vjedhje

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i nismës “Thurje” Endrit Shabani tha se Presidenti nuk duhet të jetë përfaqësues i PS-së pasi në këtë formë kryeministri Rama ka në dorë të gjitha pushtetet dhe nuk kemi të bëjmë më me sistem demokratik.

Në një lidhje “Skype” për Fax News Shabani u shpreh se konsultimet e mazhorancës për zgjedhjen e Presidentit të ri janë e gjitha fasadë. Nga ana tjetër edhe për PD-në Shabani u shpreh se është si çetë e organizuar për të vjedhur paratë publike ashtu si forcat e tjera kryesore në vend.

“Presidenti nuk duhet të ishte përfaqëues i PS-së dhe pse Edi rama ka votat e nevojshme

Mazhoranca voton të gjitha ligjet, zgjedh presidentin atëherë ne nuk kemi demokraci por autokraci që është shqetësuese, fasada është bërë qesharake e gjitha për te hequr vëmendjen nga problemi real. Presidentin sot nuk e kemi konsensual.

Ne e pamë sa e vështirë ishte beteja për të ndryshuar sistemin tonë zgjedhor, ata që votojnë janë në mazhorancë, duke e dorëzuar pushtetin në duart e Ramës. Ky është një moment tjetër kur njerëzit duhet të kuptojnë peshën e mos votimit, të mos përfshirjes në politikë.

Nuk është se kam pasur interes për cfarë ndodh brenda PD, për mua janë i njëjti brum me PS, trajtohen si bunker të atij që është në krye.

PD është në kolaps të brendshëm por janë grupime interesash që nuk aknë debate ideologjike, janë çeta të organizuara për të vjedhur paratë publike. Luftë për pushtet, luftë për karrige. Është dëshpëruese që personazhe si Berisha ende shihen si shpresë për të ardhmen -tha Shabani.

Zjarr Tv Ad