Presidenti Putin drejt largimit nga posti, vuan nga sëmundja e rrallë (Video)

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti rus, Vladimir Pu tin do të largohet nga posti në janar 2020 për shkak se vuan nga sëmu ndja e Parkinsonit.

Kështu shkruan e përditshmja britanike, The Sun, e cila shton se kërkesën për të dalë në pension ia ka bërë e dashura e tij, gjimnastja Alina Kabaeva, e cila ka sjellë në jetë dhe dy binjakë pak kohë më parë, ndërsa që prej asaj kohe nuk është shfaqur më në publik.

Videot e publikuara së fundmi tregojnë se 68-vjeçari ka vështiërsi në lëvizje, ndërkohë që një gjë e tillë nuk është konfimuar nga vetë Putin.

Dhe analistët e informuar pretenduan se ishe dashura joshëse e presidentit rus Alina Kabaeva, 37 vjeç, po e lut atë që të lëshojë pushtetin e tij.

Vëzhguesit që studiuan pamjet e fundit të Putinit vunë re se këmbët e tij dukeshin të ishin në lëvizje të vazhdueshme dhe ai dukej se kishte dhimbje ndërsa mbërthente krahun e karriges.

Gishtat e tij gjithashtu shihen se dridhen ndërsa mbante një stilolaps dhe mbërthente një filxhan që besohej se përmbante një koktej qetësues.

Burimet thonë për gazetën se Putin po nxiton të kalojë një legjislacion që do e bëjë atë senator të përjetshëm.

Kjo do i japë benefitet shtetërore deri në vdekje, sikundër do i ofrojë imunitet nga ndjekja penale, në rast se më pas do të mund të niset ndonjë hetim ndaj tij.

Zjarr Tv Ad