Presidenti rus Putin paralajmëron se për pak ditë do të prodhojë vaksinën kundër koronavirusit

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë paralajmërimin e madh, duke thënë se Rusia për pak ditë do të prodhojë vaksinën kundër koronavirusit.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, presidenti rus e ka konsideruar këtë një ngjarje të madhe, duke e krahasuar me lëshimin e satelitit të parë rus në hapësirë.

“Vaksina e parë në botë ndaj koronavirusit do të prodhohet në Rusi dhe brenda pak ditëve. Shkencëtarët rus kaluan fazat e nevojshme të testimit dhe vërtetuan sigurinë dhe efektivitetin e saj.

Ilaçi ynë është përballur në mënyrë adekuate me epideminë dhe tani jep shpresë jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë botën. Pasi sateliti sovjetik i hapi rrugën njerëzimit për në hapësirë, tani vaksina ruse do t’i hapë rrugën të ardhmes pa Covid-19”,- shkruan Putin.

Ende nuk dihet nëse vaksina e prodhuar nga shkencëtarët rusë do të ketë apo jo sukses.

Ndërsa, edhe kompani të tjera gjermane, angleze, italiane dhe amerikane janë duke punuar për të prodhuar këtë vaksinë, kaq të rëndësishme në këtë moment për njerëzimin.

Zjarr Tv Ad