Presidenti Trump anuloi bisedimet e fshehta ‘tre-palëshe’ në Afganistan

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka anuluar bisedimet e fshehta që duhej të mbaheshin të dielën në Kampin David me presidentin afgan Ashraf Ghani dhe udhëheqësit e lartë të talebanëve.

Presidenti Trump, shkroi të shtunën në rrjetin social twitter se i ka anuluar planet për një takim në pushimoren presidenciale në Maryland, pas sulmit me një makinë bombë në Kabul, që la pas vetes 12 të vrarë, përfshirë edhe një ushtar amerikan, sipas VOA.

Image

Ai tha se talebanët kryen sulmin për të krijuar një “pozicion të rrejshëm në negociata”. Ai tha që nëse talebanët “nuk mund të pajtoheshin për një armëpushim gjatë këtyre bisedimeve shumë të rëndësishme të paqes dhe madje vranë 12 njerëz të pafajshëm, atëherë më gjasë nuk kanë fuqi të negociojnë një marrëveshje kuptimplotë të paqes. Edhe sa dekada janë të gatshëm të luftojnë”.

Zyra e presidentit afgan, Ashraf Ghani, lëshoi një deklaratë të dielën në përgjigje të anulimit të bisedimeve nga presidenti Trump.

“Paqja e vërtetë do të ndodhë kur talebanët të pajtohen për armëpushimin”, thuhet në deklaratën që e transmetoi agjencia e lajmeve Reuters.

Nuk pati një reagim të menjëhershëm të talebanëve.

Negociatat për një marrëveshje të paqes janë zhvilluar për muaj të tërë ndërmjet diplomatëve amerikanë dhe talebanëve, të cilët i kanë refuzuar thirrjet për një armëpushim.

Anulimi i bisedimeve të fshehta i ka habitur analistët.

Michael Kugelman nga qendra Wilson, tha se “për muaj të tërë, negociatorët amerikanë kishin punuar në mënyrë të kujdesshme për një marrëveshje. Ata ishin në prag të saj. Dhe tani, me sa duket, një postim i vetëm i presidentit Trump u ka hequr atyre rrogozin nën këmbë”.

Zoti Kugelman i tha Zërit të Amerikës se nuk beson që bisedimet janë tërësisht të vdekura.

“Presidenti Trump është një negociator i mprehtë dhe ky mund të jetë një veprim që synon të frikësojë talebanët, t’i bëjë ata që ta zbusin dhunën dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve në një pozitë më të dobët,” tha ai.

 

Zjarr Tv Ad