Presidenti Trump, ngjitet në avion dhe harron Melanian poshtë shkallëve

0
320
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Situata mes presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe bashkëshortes së tij Melania është përfolur shpesh në media. Në fakt mediat amerikane kanë kapur gjithmonë momentin kur Melania ka refuzuar t’ia japë dorën presidentit, duke aluduar për një ftohje të marrëdhënies mes tyre. Mirëpo kësaj here ishte vetë presidenti i SHBA që harroi gruan e tij teksa vrapoi për të hipur në avion. Trump e harroi kësaj here zonjën e parë dhe sapo doli nga makina u ngjit vetë i pari drejt shkallëve të avionit, për të shmangur motin e keq dhe erën e fortë që frynte jashtë. Melania shihet teksa mbetet e hutuar para shkallëve, ndërsa i shoqi as nuk denjoi ta kthente kokën mbrapa edhe pasi arriti në majë. Melania Trump, 47 vjeç, dhe bashkëshorti i saj, 71 vjeç, u nisën nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dulles të premten në mëngjes para funeralit të pastorit Billy Graham në Charlotte të Karolinës së Veriut. 47-vjeçarja nuk ia la pa kthyer “borxhin” bashkëshortit të saj, pasi kur zbritën nga avioni nuk ia dha dorën presidentit dhe qëndroi gjithë kohës duke mbajtur me dorë fustanin që mund t’i ngrihej nga era e fortë.

 

Zjarr Tv Ad