Presidentja Osmani flet për CNN: Rusia po mundohet të destabilizojë Ballkanin përmes Serbisë

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi sot se zhvillimet në Ukrainë mund të prekin edhe pjesën tjetër të botës, përfshirë edhe kontinentin evropian. Duke folur për CNN, ajo tha se Rusia po mundohet të destabilizojë Ballkanin përmes Serbisë, satelitit të saj për një kohë të gjatë.

Sipas asaj që Osmani deklaroi, paqja në Evropë është e pamundur pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në BE. Presidentja foli edhe për krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë, krimet në fshatin Poklek, ku tha se ka qenë së fundmi.

Po ashtu përmendi djegien e fëmijëve të gjallë në një shtëpi të fshatit në vitet e luftës. Vjosa Osmani po ashtu ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ishte ministër i propagandës në kohën e kriminelit Sllobodan Millosheviq dhe di ta bëjë mirë këtë punë.

“Në fakt Beogradi është i vetmi kryeqytet evropian ku trazirat pro Putin u organizuan me mbështetjen e plotë të qeverisë. Më lejoni t’i kujtoj të gjithëve se sot presidenti ka qenë ministër i propagandës së Millosheviqit”, ka thënë Osmani.

Serbia i sheh shtetet e rajonit si të përkohshme, po që Kosova do të vazhdojë të jetë e pavarur dhe sovrane, është shprehur presidentja. “Serbia vazhdon të na shohë si vende të përkohshme, padyshim që nuk është e vërtetë, ne jemi këtu për të qëndruar si kombe të pavarura, sovrane të gjalla dhe demokratike.”

Zjarr Tv Ad