Presidentja Vjosa Osmani pritet të shpallë datën e zgjedhjeve në 4 komunat në Veri të Kosovës

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka dërguar ftesa subjekteve politike për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Takimi konsultativ me subjektet politike do të mbahet më 14 nëntor.

Ftesa vjen pasi kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut kanë dhënë dorëheqjen pak dite me pare.

Këto dorëheqje janë dorëzuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), për të cilat është njoftuar edhe Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Pas konsultimit me partitë politike, Presidentja Osmani pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të këtyre katër komunave brenda afateve ligjore./Ekspress

Zjarr Tv Ad