Prezantimi i kandidates Emiriana Sako, Gjiknuri: Durrësi është pro zhvillimit dhe nuk mund të bëhet betejë e njerëzve të humbur politikisht

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, prezantoi zyrtarisht kandidaten e Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.

Duke theksuar momentin në të cilën po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale, të 6 Marsit, Gjiknuri u shpreh se Durrësi ka shansin e artë për t’u transformuar tërësisht dhe nuk mund të bëhet betejë e njerëzve të humbur politikisht.

“Unë e di që fitorja nuk kërcënohet nga kundërshtarët tanë, në luftë janë dy humbësa, njëri është humbës kronik, por që është ‘grata’ dhe tjetri që është i papëlqyeshëm nga faktori ndërkombëtar, nga SHBA, por njëkohësisht është një njeri që ju e dini shumë mirë historinë e tij politike, thjesht ata luftojnë për mbijetesën e tyre politike.

Kandidatja e PS, Emiriana Sako, u shpreh se puna e saj e deritanishme dhe zgjidhja e shqetësimeve të komunitetit, janë argument i fortë për të kërkuar mbështetjen e durrsakëve në zgjedhjet e 6 marsit.

“Aleanca jonë është me njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm. Nën drejtimin tim dera e Bashkisë ka qenë e hapur dhe do të jetë për të gjithë qytetarët që nga Ishmi, Katundi i ri, Sukthi, Rrashbulli, Manza. Do ti trajtojmë që të gjithë me detyrën dhe vullnetin për të zgjidhur që të gjithë problemet që ata kanë. ”, përfundoi Sako.

Zjarr Tv Ad