Prezantohet projekti i ri, si do të shndërrohet ‘Porto Romano’

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar projektin e ri se si do të shndërrohet vendgrumbullimi i plehrave në Porto Romano, në një park të gjelbër.

Në këtë hapësirë prej 155 mijë metrash katrorë shume pranë detit, janë shkarkuar sasi të mëdha mbetjesh. Zona ndodhet pranë një universiteti, ndërsa ujërat e rrezikshme shkarkohen në det, por kjo nuk do të ndodhë më dhe kjo zonë do të shndërrohet.

Shndërrimin e vendgrumbullimit në park, Rama e konfirmoi edhe gjatë emisionit Open, ku tha se ndërtimi i tij do të bëhet në bashkëpunim me privatin.

“Do bëjmë Durrësin. Tmerrin e Durrësit. Aty do bëjmë një park fantastik. Patjetër që kushton. Edhe atë me privat do e bëjmë s’do e bëjmë vet”, tha ai.

‘Eco Parku’ i Durrësit, do të ketë një sërë hapësirash, duke nisur që me parking me automjetet, me terrene të reja sportive, kënde lojërash për fëmijë e kryesisht hapësira të gjelbra për të moshuarit.

Ky vendgrumbullim, që synohet të shndërrohet në një park, është vetëm 15 minuta larg, nga qendra e Durrësit.

 

Zjarr Tv Ad