Prezantoi kandidaten e PS-së në Prrenjas, Balla nuk ka dyshime: Do të marrim 9 mandate në qarkun e Elbasanit

0
235
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla prezantoi sot në Prrenjas kandidaten e skuadrës së PS për zgjedhjet e 25 Prillit, Albana Hana. Në hyrje të fjalës së tij, Balla tha se Hana është kandidatja që i ka munguar prej kohësh zonës së Prrenjasit, Rrajcës, Qukësit dhe Stravajt. “Sot Përrenjasi është një kantier i rëndësishëm pune, rikualifikimi urban do ta quaja. Ne do ia ndryshojmë faqen Prrenjasit edhe pse duhet ta pranojmë që ne si PS e qeverisim Prrenjasin vetëm prej 1 viti e gjysmë”, shtoi Balla.

Ndërsa kandidatja e PS për këtë zonë, Albana Hana duke falënderuar të pranishmit u shpreh e bindur se do bëjë maksimumin për të arritur objektivat që janë vendosur. “Unë do jap maksimumin tim, por për ketë dua edhe mbështetjen tuaj. Të jeni të bindur që do bëjmë maksimumin për të arritur objektivat që kemi vendosur. Kontributi madhor do të jetë në projekt-bërje, në krijimin e një grupi të specializuar nga zona, të cilët do të identifikojnë pikat e forta të kësaj zone dhe do i përkthejmë në projekte, e projektet investim e në vende pune”, tha Hana.

 

Zjarr Tv Ad