Prezenca në “Foltore”, flet Jozefina Topalli: Berisha kërkoi ndjesë, por ndihmë s’ka kërkuar as në ’97-ën

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shumë demokratë prisnin të shihnin Jozefina Topallin në “Foltoren” e ish-kryministrit Sali Berisha, të zhvilluar në Shkodër.

Gjatë një interviste televizive, Topalli theksoi mbështetjen e saj për “foltoret”, duke u shprehur se “qëndrimet e mia ishin aty”, duke iu referuar pranisë së vajzës së saj në ‘foltoren’ e Shkodrës.

Gjithashtu, Topalli u kthye pas në kohë, ku ka kujtuar se Berisha ka nuk kërkon ndihmën e askujt, nuk e ka bërë as në vitin 1997.

“Kam komunikuar me zotin Berisha, por zoti Berisha nuk kërkon ndihmën e askujt. Ai i ka dalë përballë vetë situatës së tillë, ka kërkuar ndjesë. Është një komunikim krejt i njerëzishëm. Ai kurrë nuk ka kërkuar ndihmë as në vitin 1997. S’është nevoja për të kërkuar ndihmë, në fund të fundit është hapur një proces që i shërben gjithkujt, vendit mbi të gjitha“, u shpreh Topalli.

Zjarr Tv Ad