Prezencat ushtarake në Arktik, SHBA-Norvegji manovra të përbashkëta

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trupat amerikane dhe ajo norvegjeze prej javësh po ushtrohen ushtarakisht në rajonet verilindore afër Rusisë. Përqëndrimi ushtarak është rritur si përgjigje ndaj kërcënimit rus, edhe pse Moska vetë fajëson prezencën amerikane për tensionet e larta.

Ushtria amerikane po mëson të përshtatet me klimën polare dhe akullnajat e Atlantikut Verior në rast të përshkallëzimit të konflikteve me Rusinë.

Manovrat e 650 marinsave po zhvillohen bashkërisht me një kontingjent prej 3 mijë trupash të ushtrisë norvegjeze.

Përveç dy shteteve të NATO-s, edhe Rusia ka rritur prezencën e vet në Arktik, duke u organizuar ushtarakisht me nëndetëset e veta.

“Prej vitit 2017, Moska herë pas here i dërgon mesazhe NATO-s përmes Flotës së vet Veriore. Ka simuluar sulme ndaj radarëve në bazën e Vardosë, anijeve por edhe aeroporteve tona,” deklaron gjenerallejtënanti norvegjez, Rune Jakobsen.

Situata afër qytetit kufitar të Kirkensit ka tensionuar edhe banorët, të cilët prej tri dekadash përpiqen të shtendosin raportet.

Ata lëvizin lirisht mes dy kufijve shtetërorë, dhe vizitojnë qytetet ruse për të blerë karburant më të lirë.

“Këtu në veri po bëjmë më të mirën, po bashkëjetojmë dhe bashkëpunojmë me njëri-tjetrin,” deklaron pronari i një kantieri detar, i cili punëson dy të tretat e personelit nga Rusia për servisin e tij të anijeve.

Tensionet me Norvegjinë janë rritur që nga koha kur Moska vendosi të aneksojë Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, dhe t’i kanoset më pas rajonit me manovra dhe anije të pajisura me raketa balistike.

Rusia thekson se përqendrimet e fundit në Atlantikun Verior nuk kërcënojnë Norvegjinë porse prezenca e marinës amerikane në bazat norvegjeze mbetet një provokim i rrezikshëm për sigurinë.

Zjarr Tv Ad