Primaret e PD për 14 Majin, Berisha voton në selinë blu me të shoqen: Rama e shndërroi PS në parti të mafies. Ky proces është një rreze shprese

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Primaret e PD për 14 Majin, Berisha voton në selinë blu me të shoqen: Rama e shndërroi PS në parti të mafies. Ky proces është një rreze shprese.
Deklarata

Një ditë e madhe për Partinë Demokratike.. Është një burim drite për demokracinë shqiptare. Kjo ditë në të cilën dhjetëra mijëra anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike votojnë për qytetarin e parë të bashkisë së tyre.

Ky është një zhvillim i rëndësishëm veçanërisht rëndësia e tij bëhet shumë herë më e madhe pasi vota e lirë ka në Shqipëri një armik të egër të saj, një armik që përpunoi dhe zhvilloi të gjithë mekanizmat e plaçkitjes dhe grabitjes së saj dhe e përzuri votën nga partia e tij dhe shndërroi Partinë Socialiste, e riktheu në origjinë parti pa votë, parti e mafies, potencialisht e terrorizmit dhe negativitet që mund të ketë një komunitet që vepron si klub mafioz.

Edi Rama është pra i vetmi në Europë që ka përjashtuar votën e lirë nga partia e tij. Në këtë kontekst ky zhvillim është një rreze shprese për rivendosjen e saj në Shqipëri. Demokratët duke votuar sot të lirë, duke zgjedhur përfaqësuesit e tyre për bashkinë shumëfishojnë forca dhe energji për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës.

Zjarr Tv Ad