“Primaret ishin fantastike”/ Manjani “shuplakë” KQZ-së dhe gjykatës, mesazhi për politikën

0
245
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë e ka cilësuar si një “proces fantastik”, zhvillimin e primareve një ditë më parë, në gjashtë bashki ku anëtarësia e PD përzgjodhi kandidatët që do ti përfaqësojnë në zgjedhjet e 6 marsit.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani e cilëson të turpshme, faktin që këto primare nuk njihen ende nga gjykata dhe KQZ. Po ashtu ai ka edhe një mesazh të fortë për politikën, ndërsa thekson se do kisha sugjeruar që ky proçes të ishte i hapur edhe për joanëtarët e parties.

“Me thënë të drejtën proçesi i përzgjedhjes së kandidatëve me primare ishte fantastik. Vendosin anëtarët jo kryetarët. Ska se si të bëhet më mirë! Do kisha sugjeruar që ky proçes të ishte i hapur edhe për joanëtarët e partisë. Në fund të fundit qëllimi i përzgjedhjes është preferenca e votuesve.

Sa keq që ky proçes nuk njihet ende nga gjykata dhe KQZ si arritje e Partisë Demokratike! Shumë turp që PD mbahet peng ende nga formalitete që duhet të ishin kryer nga gjykata tashmë!! Sidoqoftë, përzgjedhja e kandidatëve sot nga PD reale ishte model demokratik.

Super standard! Post scriptum: u desh nongrata e Berishës dhe kyçja e opozitës së korruptuar në bunker, që të vendosen standarte të tilla. Jo çdo e keqe vjen për të keq!”-shkruan Ylli Manjani.

Zjarr Tv Ad