Primaret në PD/ Avokatja Denisa Muça prezanton kandidaturën për Bashkinë e Fierit: Më shumë figura të reja të pakapura nga qeveria

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokatja Denisa Muça ka shpallur kandidaturën në procesin e primareve të rithemelimit në bashkinë e Fierit. Në një deklaratë nga selia e Partisë Demokratike, ajo shprehet se duhet të bëhet e pamundura për të ndaluar largimin e shqiptarëve nga vendi, që sipas saj është shkaktuar nga keqqeverisja qendrore dhe vendore. Ndër të tjera avokatja tha se vendosi të kandidojë për primaret pasi sipas saj, politika dhe vendi duhet përfaqësuar nga figura të reja publike të pakapura nga pushteti i qeverisë. Muça u zotua se do të bëjë të pamundurën që Fieri të jetë Bashkia ku qytetari kërkon llogari dhe merr shërbimet për të cilat institucioni është krijuar.

DEKLARATA E PLOTË:

Jam sot para jush për të shpallur kandidaturën në primaret e Partisë demokratike për zhgjedhjet vendore në Bashkinë Fier.

Futem në këtë garë të brendshme paraprake, në procesin që aq shumë është pritur dhe që po kthen votën dhe zgjedhjen te antari dhe qytetari, pa u kushtëzuar me kandidatura apo alternativa të emëruara apo sjellë rishtaz nga kryetarët e partive.

Quhem Denisa Muçaj, punoj si Avokate në qytetin e Fierit që prej vitit 2020.

Jam diplomuar në Jurisprudencë dhe kam nje Diplome pasuniversitare Ne Marrdhenie Nderkombetare, ndjekur në mënyrë intensive nga trajnime të vazhueshme Brenda dhe jashtë vendit.

Vendi sot më shumë se kurrë ka nevojë për të drejta Demokratike dhe dinjitet personal, ky dinjitet mund të garantohet plotësisht vetëm ne vendin tënd, në shtëpinë dhe tokën tënde.

Ndaj sot të gjithë bashkë duhet bëjmë të pamundurën për të ndaluar këtë largim shkaktuar nga keqqeverisja qendrore dhe vendore e cila ka lënë si zgjidhjen e vetme rrugën e largimit.

Vendimi për të shpallur kandidaturën për primaret, lidhet me një kryefjalë që më shoqëron:

-Politika dhe vendi duhet të përfaqësohet nga figura të reja publike te pakapura nga pushteti, të pastra, kurajoze dhe me forcën dhe dëshirën e madhe të ndryshojnë këtë realitet qeverisës!

-Dua jem para jush si alternativë për të bëre të pamundurën që Fieri të ketë një Bashki ku qytetari kërkon llogari dhe merr shërbimet për te cilat institucioni është krijuar.

Në përmbyllje, shpreh mirënjohje dhe vlerësim për të gjithë kandidatët pjesëmarres në këto primare.

Cilido qoftë i zgjedhuri nga Demokratët dhe simpatizantët, ne jemi të gjithë sëbashku për të bërë më të mirën që Bashkinë e Fierit të mos e lëmë më në dorën e një grupi njerzish që e kanë kthyer në shërbim personal, por tja kthejmë atë qytetarëve.

Faleminderit!

Zjarr Tv Ad