Primaret në PD, Berisha: Garantoj çdo kandidat që është futur në garë për ndershmërinë e procesit. Krahu tjetër ka emra që jetojnë në shpellat e mafies

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha foli në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike në selinë blu në lidhje me rëndësinë e procesit të primareve për zgjedhjen e kandidatëve për kryebashkiakë, duke e cilësuar atë një tregues të respektit ndaj votës.

Berisha garantoi çdo kandidat që është futur në garë për ndershmërinë e procesit ndërsa shigjetoi kundërshtarët socialistë duke thënë se ata vijnë në këtë garë me emra që jetojnë si në shpellat e mafies të cilët publiku nuk ka mundësinë t’i njohë.

“Pasaporta e hapjes dhe ndryshimit thelbësor të Partisë Demokratike. Ato kanë krijuar një impakt shumë pozitiv te anëtarët dhe simpatizantët tanë dhe në tërësi te të gjithë shqiptarët që besojnë te vota e lirë dhe respekti i individit, anëtarit dhe mbështetësit të Partisë Demokratike.

Shqiptarët kanë nevojë jetike për ndryshimin e Partisë Demokratike si parti e shpresës, besimit dhe të ardhmes. Ndryshimi realizohet vetëm me vepra, hapa konkrete. Në këtë kontekst ne pas ndryshimeve të thella dhe një cikli të paprecedentë votash brenda në parti, pas miratimit të rregullave tona dhe kushtetutës tonë partiake, zgjedhjeve primare ne tani kalojmë në zgjedhjen e qeveritarëve vendorë. Dhe kjo përbën pa diskutim ndryshim më të madh të kësaj force politike në këto 30 vite.

Kjo përbën edhe hapjen e saj institucionale më të madhe në të gjithë ekzistencën e saj. Primaret janë forma më institucionale, më e rëndësishme e kësaj hapje. Kemi mbi 200 kandidatura që vijnë nga PD, shoqëria civile dhe nga bota akademike. Por edhe nga diaspora dhe emigracioni. Unë të gjithë këto gra dhe burra që kanë vendosur të marrin pjesë në garën e primareve dua t’i falënderoj me shumë mirënjohje për nderin që i bënë Partisë Demokratike. Do bëhet gjithçka për një proces të drejtë dhe të ndershëm.

Këto janë primaret e para që zhvillohen në këtë formë në PD dhe në vendin tonë. Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e këtij procesi. Kudo kandidatët tanë në primare po paraqiten jo si të krahut tjetër që jetojnë si në shpellat e mafies, por janë të gjithë para anëtarëve, janë në media janë edhe me të vërtetë kanë arritur ta bëjnë këtë proces me interes të veçantë te publiku”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad