Ish kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi ka përgëzuar Partinë Demokratike për fitoren në vendosjen e një rregulli shumë të rëndësishëm për demokracinë siç është votëbesimi nga anëtarësia.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Elezi shkruan se, në primaret reale pjesë të rëndësishme zë ballagfaimi i ideve dhe pikëpamjeve të çdo kandidati, por kjo është e justifikueshme duke qenë se primaret po zhvillohen në një kohë të shkurtër.
Sipas tij, kjo është e mundur të korrigjohet në zgjedhjet për kryetarët e degëve.
“Flash primaret !
Para se të uroj garuesit për 6 bashkitë ku sot zhvillohen zgjedhjet, do uroj antarësinë e PD për fitoren në vendosjen e një rregulli shumë të rëndësishëm për demokracinë, votëbesimin nga antarësia të përfaqsuesve të tyre.
Larg primareve reale, e justifikueshme me kohën e shkurtër, uroj që të korigjohet në zgjedhjet për kryetarët e degëve.
Në primaret reale pjesën më të rëndësishme e zë ballafaqimi i ideve dhe pikpamjeve mes kandidatëve, kështu që antarësia mund të ketë një opinion sa më real rreth tyre, përzgjedhja nuk është veç çështje imazhi. Suksese !”, shkruan Ibsen Elezi.