Primaret/ Nishani: Shembulli i parë i demokratëve për shqiptarët… Nesër beteja për Shqipërinë ndryshe

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Presidenti i Republikës dhe njëherazi anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Bujar Nishani ka përshëndetur zhvillimin e primareve në PD, në kuadër të kandidatëve për zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit.

Postimi i plotë i Bujar Nishanit:

Të dashur miq, anëtarë të Partisë Demokratike në Durrës, Shkodër, Peshkopi, Lushnje, Vorë, Rrogozhinë, duke shprehur të gjithë respektin dhe mirënjohjen për angazhimin qytetar e politik.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike miratoi kandidaturat e ardhura prej jush si vullnet i lirë qytetarie nga ana juaj.

Ky ishte shembulli i parë i demokratëve për të gjithë shqiptarët se si demokracia dhe liria duhet të funksionojë.

Nesër, ditën e dielë ju keni në dorë provën e dytë për shqiptarët se e vërtera, e drejta, transparanca dhe dinjiteti funksionojnë.

Ky është akti më madhor i demonstrimit të së drejtës, vërtetës dhe integritetit, jo vetëm për ne si Parti Demokratike por për të gjithë shqiptarët.

Suksese për ditën e nesërme !

Jemi të gjithë me ju, me zemër, me shpirt, me mëndje e vetëdije qytetare.

Beteja jonë e përbashkët është e gjatë por do të jetë veç triumfuese sepse është beteja për Shqipërinë ndryshe.

Zjarr Tv Ad