Princ Leka i vë kushte Elia Zaharias: E humbet pasurinë nëse krijon lidhje

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas dhunës që mori gjatë procesit të divorcit, duket se Princ Lekës nuk i del e keqja. Nga 25 prilli 2024, çifti janë zyrtarisht të divorcuar me vendim gjykate.

Princi u tregua bujar me pasurinë që i la ish-bashkëshortes, por kjo nuk erdhi pa “pasoja”.

Elia Zaharia është pronare e një apartamenti 257 m2 në qendër të Tiranës, pas ish-hotel Dajtit, një dyqani 134 m2 në katin – 1 të këtij pallati si dhe dy parkime 47 m2. Vetëm këto të fundit kapin vlerën e 100 mijë eurove. Apartamentet 3-6 mijë euro/m2, ndërsa dyqani 7-10 mijë euro/m2.

Por kjo pasuri i ikën nga duart ish-bashkëshortes të Princit, nëse bie në dashuri.

“Kur Geraldina të bëhet madhore, nëna i humbet të drejtat në rast të krijimit të një marrëdhënieje të re martesore ose bashkëjetese”.

Pra, Elia Zaharia duhet të mos ketë shokë, të bashkëjetojë apo martohet me njeri, pasi Geraldina të mbushë 18 vjeç. Ky është kushti i Leka Zogut.

Ndërkohë ky i fundit po jeton romancën me parteren e re, forografen Blerta Celibashi.Edhe pse plot 16 vite diferencë, duket se shifrat nuk përbëjnë aspak problem në këtë romancë.

Zjarr Tv Ad