Princesha merr vendimin e pazakontë, kandidon për kryeministre

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një vendim të paprecedentë, motra e mbretit të Tajlandës iu është bashkuar garës për ty bërë kryeministrja e ardhshme e vendit.

Princesha Ubolratana Mahidol do të jetë në aleancë me partinë e ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra, sipas dokumenteve të regjistrimit.

Vendimi i saj është në kundërshtim me traditën tajlandeze, ku anëtarët e familjen mbretërore duhet të qëndrojnë jashtë politikës.

Zgjedhjet në Tajlandë janë planifikuar të mbahen më 24 mars.

Ndërsa zgjedhjet po shikohen si mundësia e parë e Tajlandës për tu kthyer në një vend demokratik pas pesë vitesh nën sundim ushtarak.

Princesha Ubolratana Rajakanya Sirivadhana Barnavadi ka lindur në vitin 1951 dhe është fëmija më i madh i  mbretit të ndjerë të Tajlandës, Bhumibol Adulyadej.

Ajo studioi në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts dhe pasi u martua me një amerikan në vitin 1972, hoqi dorë nga titulli mbretëror.

Pas divorcit u kthye në Tajlandë në vitin 2001 dhe filloi përsëri të merrte pjesë në jetën mbretërore.

Princesha është aktive në mediat sociale dhe ka luajtur në disa filma tajlandezë.

Ajo ka tre fëmijë, një prej të cilëve vdiq në cunamin e vitit 2004. Dy të tjerët jetojnë me të në Tajlandë.

Princesha është regjistruar në partinë Raksa Chart që është besnike e familjes Shinawatra dhe ka dominuar politikën tajlandeze prej vitesh.

Kryeministri aktual i vendit Prayuth Chan-ocha, gjithashtu njoftoi të premten se ai do të kandidojë për postin në zgjedhjet që do mbahen.

Shefi i ushtrisë, i cili mori pushtetin në një grusht ushtarak në vitin 2014, do të kandidojë për partinë pro-ushtarake Palang Pracharat.

 

Zjarr Tv Ad