Prindër, mos i lejoni fëmijët që të qëndrojnë me telefona, ja cfarë rrezikojnë

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një studim zbuloi se të rinjtë nën moshën dhjetë vjeç që kalojnë më shumë se katër orë në ‘pajisje elektronike portative’ brenda një dite, janë dy herë më shumë të rrezikuar që të kenë probleme me gjumin.

Pajisjet portative mendohet të jenë më të dëmshme sesa shikimi i televizorit, për shkak të përdorimit të këtyre të parave nga fëmijët në dhomat e errëta, pa prezencë drite përreth

Hulumtimi u krye nga Universiteti shtetëror i San Diegos, i udhëhequr nga Dr. Jean Tëenge, nga Departamenti i Psikologjisë.

Për shkak të pajisjeve elektronike që ndikojnë në gjumë, Akademia Amerikane e Pediatrisë, Shoqata Kanadeze e Pediatrisë dhe Departamenti Australian i Shëndetësisë këshillojnë fëmijët të qëndrojnë jo më shumë se dy orë përpara ekranit.

Studiuesit besojnë se studimet e ardhshme duhet të hetojnë kohën e saktë që duhet kaluar në këto pajisje teknologjike, me qëllim që të mos ndikojnë ato në gjumin e fëmijëve.

Zjarr Tv Ad