‘Prindi 1, prindi 2’?/ Berisha: Këtë mund ta bëjë Rama e të heshtë Basha, por ne s’e pranojmë kurrë

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lideri historik i PD, Sali Berisha tha nga Kuçova se demokratët nuk do pranojnë kurrë emërtimet ‘prindi 1’, ‘prindi 2’ për nënën dhe babanë.

Berisha tha se këtë mund ta bëjë Edi Rama dhe të heshtë Lulzim Basha i marrë peng sipas tij, por demokratët dhe qytetarët shqiptarë nuk do ta pranojnë kurrë.

“Ne sigurisht që do mbrojmë familjen. Nuk do lejojmë që ligjet e bazuara në ideologjinë ateiste ta cenojnë atë. Çfarë do të thotë prindi 1 prindi 2.

A nuk është kjo atak në identetin e njeriut që të shndërrosh identeitet njerëzor në numra? Këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama, për këtë mund të heshtë vetëm peng Basha por këtë nuk e pranojmë ne kurrë?

Ne do rikthejmë vlerat, pronën dhe do të bëjmë gjithçka për korrigjimin e pasojave të krijuara nga ligjet e mëparshme”, u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Ad