Prishja e fidanishtes, ‘rebelohen’ studentët dhe pedagogët e UBT

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej ditësh vijojnë përplasjet mes bashkisë së Tiranës, pedagogëve dhe studentëve të Universitetit Bujqësor, ndërsa “mollë sherri” është bërë fidanishtja e korpusit, të cilën bashkia ka planifikuar ta kthejnë në shkollë të integruar për komunitetin që jetën në zonën e Kodër Kamzës.

Ky projekt ka hasur në kundërshti të fortë në radhët e Universitetit. Përfaqësuesit e tij kanë nisur protestat dhe prej ditës së djeshme, ata kanë bojkotuar mësimin duke paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm.

Këtë të martë, studentët kanë shtuar ‘shpirtin’ e protestës, ndërsa kanë tentuar të çajnë rrethimin e fidanishtes e cila do prishet dhe në vend të saj do të ngrihet nja shkollë nëntëvjeçare dhe e mesme. Bashkia ka pohuar se kjo pronë nuk është e universitetit.

Në një lidhje telefonike për News 24 disa ditë më parë, nënkryetari i bashkisë, Arbjan mazniku, theksoi mes tjerash se kjo tokë është shpronësuar nga bashkia dhe aty do të ndërtohet shkolla e re përmes PPP-ve.

Zjarr Tv Ad