Prishja e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, reagon PD: Akt i paligjshëm, Edi Rama po shkatërron trashëgiminë për të vjedhur. Në 25 Prill të bëjmë ndryshimin me votë

0
132
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme në lidhje me rikonstruktimin që po i nënshtrohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’ në Tiranë. Ish-deputetja Albana Vokshi përmes një deklarate për mediat u shpreh se shembja është një veprim makabër pasi godina është një vepër e trashëgimisë kulturore, njëjtë si Teatri Kombëtar.

Vokshi shprehet se Edi Rama dhe Erion Veliaj, në panikun e humbjes, po shkatërrojnë  identitetin e Tiranës, pasi sipas saj betoni i mbush xhepat më shumë me para.

‘Janë gati 7 milionë euro beton që janë parashikuar të hidhen në këtë godinë, pa ruajtur identitetin e saj historik. Kjo qshtë arsyeja pse Edi Rama do për herë të tretë timonin i vetëm. Ai që mbolli shkatërrim për 8 vjet, nuk mund të bëjë diçka të mirë për 4 vjet të tjera.’- shprehet Vokshi.

 

Zjarr Tv Ad