Prishja e Teatrit Kombëtar, ambasada britanike: Duhet dialog në këto kohë të trazuara

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas vendimit për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes një postimi në Twitter, ky intitucion shprehet se mbështet thirrjen e komisioneres së BE-së Gabriel për dialog, veçanërisht në këto kohë të trazuara.

”Ne mbështesim thirrjen e Komisionerit të BE-së Gabriel për dialog dhe të gjithë të përfshirëve të japin kohën dhe hapësirën që kjo të ndodhë me kuptim. Dialogu nuk harrohet kurrë, veçanërisht në këto kohë të trazuara.”.

Më herët gjatë ditës së sotme, komisionerja e BE-së Mariya Gabriel ka reaguar pas vendimit të Erion Veliajt për të shembur Teatrin Kombëtar.

Ajo tha se përpara se të merret vendimi për ta prishur duhet dialog mes shoqërisë civile dhe ekspertëve të trashëgimisë kulturore.

Zjarr Tv Ad