Prishtina Football Fest, gati për transmetimin e Euro 2016

0
617
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kampionati Evropian i Futbollit 2016 që do të nisë sot në Francë do të ndiqet edhe në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës nga tifozë të shumtë të futbollit, veçanërisht të kombëtares së Shqipërisë, që merr pjesë për herë të parë në këtë ngjarje të madhe sportive.

Sipas një njoftimi për shtyp të KD Events&Communications, në sheshin “Skënderbeu” do të transmetohen të gjitha ndeshjet e kampionatit evropian EURO 2016, që fillon mbrëmjen e sotme me ndeshjen Francë- Rumanisë në stadiumin “St-Denis” dhe deri në 10 korrik 2016.

Ky organizim i quajtur Prishtina Football Fest do të jetë i veçantë jo vetëm për nga përmasat e mëdha të organizimit, po sepse për herë të parë është kualifikuar dhe merr pjesë kombëtarja e Shqipërisë, ndeshja e parë e së cilës është kundër Zvicrës, të shtunën më 11 qershor në orën 15:00.

Para dhe pas kësaj ndeshje do të ketë një organizim kulturor, duke filluar me performimin e këngëtarit të njohur shqiptar, Kastriot Tusha, prania e të cilit u mundësua nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Më pas do të jenë edhe performimet e Studios së baletit “Mjellma”, përgatitur nga Sabrie Spahiu dhe grupit të vallëtarëve përgatitur nga Dilaver Kryeziu, duke e kthyer sheshin e qytetit në një festë të vërtetë në përkrahje të kombëtares së Shqipërisë.sport1

Sipas njoftimit per shtyp, të gjithë sportëdashësit janë të mirëpritur t’i shikojnë të gjitha ndeshjet në sheshin e heroit tonë kombëtarë Skenderbeu, ky hyrja është pa pagesë. Në këtë event do të ketë lojëra atraktive, muzikë nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe ushqim e pije.

Prishtina Football Fest  është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Ministria e Diasporës, si dhe nga Ambasadat, të cilat kanë ekipet e tyre kombëtare në EURO 2016, si Ambasada e Shqipërisë, Ambasada e Gjermanisë, Ambasada Belgjikës dhe Ambasada e Hungarisë. (java / r.a)

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad