Prishtina qyteti më i lirë në rajon për të jetuar

0
252
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kosova, Maqedonia dhe më pas Shqipëria janë vendet që kanë kosto më të ulët jetese në rajon dhe çmime më të lira të produkteve ushqimore.

Sipas të dhënave të Numbeo, mbi çmimet e ushqimit, restorantet, transporti dhe shërbime të ndryshme, Prishtina është kryeqyteti i parë në rajon me 26.52 për qind më i lirë se Tirana, ndjekur nga Shkupi.

Në rajon kryeqyteti malazez, Podgorica, është më i shtrenjti ndjekur nga Beogradi dhe Sarajeva
Numbeo thotë se një racion ushqim në restaurantet e Prishtinës për dy apo tre persona kushton 12 euro, pirja e një pije joalkoolike kushton më pak se 1 euro dhe një shishe ujë kushton 0.51 euro.

Për sa i përket ushqimit në markete, një litër qumësht kushton 0.77 euro, një kilogram djathë kushton 3 euro dhe një kilogram mish kushton mbi 6 euro.

Lidhur me transportin, Numbeo tregon se një biletë e transportit lokal kushton 0.4 euro, një litër benzinë kushton 1.04 euro dhe tarifa fillestare për taksi kushton 1.5 euro.
Për t’u ngrohur në Prishtinë, qytetarët paguajnë mesatarisht 67 euro në muaj për një apartament prej 85 metër katrorë.

Ata që dëshirojnë të blejnë apartament në qendër të Prishtinës duhet të paguajnë 1,205.56 euro për një metër katror, ndërsa në periferi të saj një metër katror kushton 672.5 euro.

Zjarr Tv Ad