Prishtinë / Sherr masiv te “Kodra e Diellit”, Policia në vendngjarje

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katër persona janë arrestuar në kushtet e flragrancës nga Policia e Kosovës pas një sherri masiv, ku ka pasur dhe të shtëna me armë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në “Kodrën e Diellit”, në Prishtinë dhe shërbimet policore kanë shkuar menjëherë pas sinjalizimit.

Sipas policisë, katër persona janë rrahur mes tyre pas një mosmarrëveshje.

Ata janë arrestuar dhe gjatë kontrollit te dy prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta me 15 fishekë dhe një gëzhojë. Duke qenë se kanë pësuar lëndime gjatë sherrit, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në paraburgim.

Zjarr Tv Ad