“Prisni kthesën tonë në përballjen me Luzin”, Metaliaj nuk trembet nga renditja: I largohemi shpejt

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas asaj humbjeje në Berat, pozitat e Besëlidhjes janë rënduar. Kthesa bëhet domosdoshmëri. E megjithatë, të lehtë nuk do ta kenë përballë Luzit 2008.

I këtij mendimi është edhe mbrojtësi Kleiten Metaliaj, i cili këtë sezon po i luan titullar të gjitha ndeshjet. Lezhjani nuk është pesimist as për renditjen, ndërsa paralajmëron se ngjitja nuk do të vonojë.

“Deri tani Besëlidhja nuk e ka gjetur stabilitetin që për pak kohë e vendosëm. Sa prej gabimeve tona, aq prej ndryshimeve në pankinë. Shpresoj që me ardhjen e trajnerit të ri, gjërat të ndryshojnë pozitivisht. Momentalisht ndodhemi në zonën e kuqe, por kjo nuk më tremb. Kam besim se do t’i lëmë pas ditët e vështira dhe ngjitemi në renditje. Në radhë kemi Luzin, një ekip që po bën vërtetë mirë. E megjithatë, nga kjo transfertë prisni kthesën tonë. Diferencat mes ekipeve janë të vogla, saqë në një ndeshje ose ngjitesh disa shkallë njëherazi, ose zbret po kaq. Besëlidhja di të kalojë çdo pengesë, këtë e kemi treguar sa e sa herë”, tha mbrojtësi për gazetën “Panorama Sport”.

 PRENG GJIKOLA-PANORAMASPORT.AL

Zjarr Tv Ad