Priste të bënte transplantin e mëlçisë, 6-vjeçari humb jetën në spital

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një natë më parë një fëmijë 6-vjeçar me iniciale R.I, ka humbur jetën në Shërbimin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare.

Mësohet se fëmija kishte shkuar me urgjencë nga Spitali i Durrësit dhe ishte  shtruar në Reaminacionin e Pediatrisë.

Burimet zyrtare nga QSUT treguan se ai vuante nga mëlçia, dhe ishte bërë gati të transferohej në një spital jashtë Shqipërisë për të kryer transplantin.

Por paraditen e së hënës, për shkak të përkeqësimit të situatës, u dërgua me urgjencë  nga Durrësi në Shërbimin e Pediatrisë në QSUT duke iu nënshtruar terapisë intensive në sallën e Reaminacionit.

Mjekët u shprehën se gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rëndë, të cilën ata e diagnostikuan si insuficiencë multiorganore (pamjaftueshmëri organesh), diagnozë kjo e papajtueshme me jetën.

Po ashtu sipas burimeve nga QSUT, ata thanë se i gjithe ekipi i mjekëve u angazhua maksimalisht për të shpëtuar 6-vjeçarin, por ishte e pamundur pasi koha nuk premtonte për ta transferuar në mënyrë që të kryhej transplanti.

 

Zjarr Tv Ad