Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Reshjet e ditëve të fundit në vend kanë shkaktuar mjaft probleme duke qenë se u mbivendosen përmbytjeve të fillimit të janarit.
Sipas IGJEUM, sot e nesër priten reshje intensive në mbarë vendin që pritet të rrisin nivelet e lumenjve Drin-Buna, Liqenit e Shkodrës e lumit Vjosë.
Në njoftimin zyrtar paralajmërohet për përmbytje lumore të lokalizuara ndërsa shirat mund të çojnë në rrëshqitje dherash në zona të ndryshme.
Në lartësitë 300 metra mbi nivelin e detit në veri, verilindje e juglindje të vendit mund të ketë edhe reshje dëbore.