Priten zhvillime? Gazetari i njohur tregon çfarë do ndodhë në Partinë Demokratike

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Erl Murati deklaroi se ishte ngjarje e parashikuar që Berisha do të shkonte në selinë blu. Ai u shpreh se druhej për një përplasje mes militantëve të dy palëve ndërsa shtoi se kriza politike nuk zgjidhet më 19 dhjetor, një ditë pas kuvendit të Bashës, por do të thellohet më shumë.

“Nuk ishte surprizë. Ajo që po përjeton PD është një dramë. PD zyrtare dje paditi në SPAK disa nga deputetët e saj, sekretarin organizativ që e ka zgjedhur Basha vetë. Është dramatike por ka dhe trajta komike. Do jetë një krizë e gjatë politike dhe besoj që ata që kanë menduar se do kemi dy PD, po ju del fjala. Kemi dy PD sepse grupi parlamentar ku demonstrohet, është i ndarë. Po të llogarisësh aleatët, ky numër shkon mbi 10. Basha ka shumicën e grupit parlamentar, por kemi dy PD. Ky është një lajm i keq. S’mund të ketë demokraci të fortë pa opozitë të fortë.“-tha Murati.

Më tej ai theksoi se Shqipëria nuk ka një opozitë se ajo po i bën opozitë vetes. Sipas Muratit kjo situatë do vazhdojë gjatë. Për Kuvendin e 11 dhjetorit të Berishës Murati tha se ishte një demonstrim force nga ana e ish-kryeministrit dhe mbështetësve të tij. Ai tha se do gjendemi në një situatë paradoksale, pasi të njëjtin demonstrim force do bëjë dhe Basha më 18 dhjetor në Kuvendin e tij.

“Partitë ikin e vijnë por nuk besoj që është lajm i mirë kjo dramë që po përjeton partia më e madhe opozitare. Janë të detyruar të tregojnë entuziasmin, sasinë, cilësinë, për të treguar që kanë një barazpeshë. Nuk mendoj se kriza politike do zgjidhet më 19 dhjetor, por do të thellohet. Ka një perceptim që anëtarësia është përkrah Berishës por kjo mbetet për tu verifikuar.”-tha Murati.

Zjarr Tv Ad