Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Lezhë për t’iu dorëzuar çelësat e banesave të reja 16 familjeve të komunitetit rom, të cilave iu prishën shtëpitë nga tërmeti i dy viteve më parë. Rama ka uruar banorët dhe ka falënderuar shqiptarin humanist nga Kosova Halil Kastrati, i cili ka investuar për ndërtimin e tyre.
“Janë pronë e juaja. T’i gëzoni!”, iu tha Rama banorëve, teksa një grua i pa puthur dorën duke e falënderuar.
“Dorëzojmë çelësat e apartamenteve të reja për 16 familje të komunitetit rom dhe egjiptian, shtëpitë e të cilëve u rrënuan krejt nga tërmeti i dy viteve më parë, ndërsa vijon puna edhe për ndërtimin e 9 banesave të tjera private në lagjen ‘’Shehër’’ të Lezhës
#RESPEKT për Halil Kastrati, shqiptarin bujar nga Kosova që na u bashkua në përpjekjen tonë për t’u ngritur më të fortë pas tragjedisë së 26 nëntorit
#TëBashkuarJoTëNdarë
#ShqipëriaEArdhmjaJonë
#SkaKohëPërPushim” tha Rama.