Priti Berishën në Fier, flet Luan Baçi: Ka mbështetje në bazë: Ja çfarë më tha Basha në takim pas Foltores…

0
305
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së dhe kryetari i degës së Fierit, Luan Baçi, ka folur në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit”. Ai ka komentuar pritjen e Berishës në Fier, gjatë aktivitetit “Foltorja”.

Baçi tha se baza e PD në Fier e mbështet Berishën dhe se janë shokuar nga vendimi i Bashës për përjashtimin e tij. Deputeti tha se është takuar me Lulzim Bashën, por nuk ka patur ndonjë kërkesë apo shantazh prej tij, pas takimit të Berishës në Fier.

“Asnjëherë nuk e kam mohuar respektin për Sali Berishën dhe kontributin që ka dhënë për PD-në. E prita Berishën, i ndërgjegjshëm për punën që bëja. Isha edhe përpara faktit të kryer të një numri të madh anëtarësh, simpatizantësh, strukturat drejtuese të degës, që e donin pjesëmarrjen në takimin me doktor Berishën.

Veprova në atë mënyrë, do të veproja 100 herë ashtu po të kthehesha mbrapa. Kjo solli rezultat pozitiv. Baza në Fier, njerëzit nuk janë dele për të qenë në rresht. Nuk kanë mendimin të jenë pro Bashës dhe pro Berishës. Si veprim, përjashtimi i Berishës nuk është pritur mirë. Është vendim i marrë personalisht, i pakonsultuar, nuk pritej nga anëtarësia. Kjo i ka shokuar dhe ka sjellë turbullim të madh tek anëtarësia. Do të ishte më mirë që të kishin funksionuar forumet, që mblidhen dhe vendosin. Nuk është pritur mirë.

Ndoshta Basha është nisur për mirë, por efekti ka qenë negativ, pritja nuk ka qenë aspak i mirë. Këto po e shohim tek e gjithë baza e partisë, votuesit, baza, dashamirësit e PD. Në Fier pati pjesëmarrje të konsiderueshme, edhe nga ata që kanë qenë pasiv dhe indiferentë. E kam biseduar me zotin Basha, që shqetësimi është i madh, nuk është gjendja e qetë si e paraqësin disa që rrinë atje më afër. PD kalon momente shumë të vështira në këto ditë. PD nuk merr në shqyrtim vendimet e Amerikës, por mbledh forumet për vendimet e PD dhe problematikat që shqetësojnë partinë. Nuk shoh asnjë pengesë, madje do ta quaja shumë të mirë një lëvizje të tillë sit ë Berishës. Kam patur takime me Bashën edhe pas ditës së martë. Kemi diskutuar problematikat. Sa për presionet, absolutisht kurrë, nuk ka shans të më bëjë mua presion, nuk i llogaris farë. Kam patur bisedë normale me të”, tha Baçi.

Zjarr Tv Ad