Pritjes së ëmbël i vjen fundi, gazetarja e njohur bëhet nënë për herë të parë

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në hyrje të 2019-tës, Albina Gjergji ndau me të gjithë lajmin e bukur se është fejuar. Pak muaj më vonë, mes fjalësh plot emocion, gazetarja bëri të ditur për të gjithë se ishte në pritje të ëmbël.

 

Mes shumë fotosh ku shihej duke shijuar në maksimum periudhën më të ëmbël të jetës, data 24 tetor e gjeti Albinën me vajzën e saj në krahë. “Falemnderit Zot për gëzimin e madh që na dhe”, ka shkruar gazetarja poshtë fotos ku shihet dora e vogëlushes. Albina ka zgjedhur New York-un si vendin për të sjellë në jetë të bijën, emrin e së cilës nuk na e ka bërë ende të ditur.

 

Ne i urojmë vogëlushes jetë të gjatë e të lumtur dhe pse jo, shpresojmë që së shpejti mami Albina ta zbulojë sa më shpejtë imazhin e saj! /News31.al

Zjarr Tv Ad