Privatizimi i ish-fabrikës së bukës, shtyhet seanca paraprake për Arben Ahmetajn! Ja arsyeja

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtyhet për në datën 2 shkurt seanca paraprake për ish zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës për të ashtuquajturën çështja ‘Buka’.

Avokatët e Ahmetajt kërkuan që gjykim të konsiderohet e pavlefshme. “Kërkesa për gjykim të konsiderohet e pavlefshme të kthehen aktet për hetim nga SPAK. SPAK ishte i paqartë në qëndrimin e tij,”, thanë ata.

Prokuroria e Posaçme thotë se një parcelë tokë në rrugën 5 Maji, u privatizua nga Arben Ahmetaj duke injoruar një vendim gjykate, pasi llogariti aksionet e pronarëve te truallit me çmimet e vitit 1994, duke u shkaktuar atyre dëm të konsiderueshëm financiar. Ahmetaj në mënyrë të vazhdueshme ka kundërshtuar akuzën nga arratia.

Ahmetaj ndodhet prej muajsh në arrati për vepra të rënda penal që lidhjen me çështjen e incenatorëve.

Pak ditë më parë Ahmetaj humbi dhe mandatin e deputetit, pasi prej gati 6 muajsh nuk u paraqit në Kuvend, ndërsa vendin e tij e zuri Plarent Ndreca.

Zjarr Tv Ad