Pro ndalimit të qeseve, qytetarë e tregtarë mbështesin nismën e qeverisë

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pavarësisht se qeset u kanë lehtësuar përditshmërinë, qytetarët mbështesin nismën e qeverisë për t`i ndaluar ato. Pro shprehen edhe tregtarët, të cilët thonë se iniciativa do t`i shërbejë mbrojtjes së mjedisit.

Nisma e qeverisë për ndalimin e qeseve plastike edhe pse ende nuk është kthyer në ligj ka gjetur mbështetjen e qytetarëve. Përdorues të përditshëm të qeseve ata janë të vetëdijshëm për impaktin negativ që ato kanë në mjedis, ndaj e përgëzojnë iniciativën.

“Unë e mbështes, sepse janë shumë të dëmshme”

“Shumë dakord jemi, vendim i duhur është”

Gjobat edhe pse të larta në vlerë i shohin si mjet të domosdoshëm për zbatimin e ligjit.

“O me ligje o s’ka, ndryshe nuk bëhemi ne”

I njëjti opinion vjen edhe nga tregtarët.

“Të hiqen”

“Nëse do të hiqet qesja plastike duhet të gjejmë një opsion të mirë se kjo që kemi”

Për disa mund të përbëjë pengesë ndalimi i qeseve por do t`i nënshtrohen vendimit të qeverisë.

“Me çfarë do sheshim ne?”

Projektligji i qeverisë parashikon ndalimin e të gjitha qeseve plastike mbajtëse deri në qershor të vitit 2020.

Zjarr Tv Ad