Pro zgjatjes së Vettingut, Dashnor Sula mbështet Bashën: Vendim prej lideri, ndarje përfundimtare nga e shkuara

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën kanë vendosur që në Kuvend sot të votojnë pro zgjatjes së mandatit të vettingut.

Pro këtij vendimi është edhe deputeti i opozitës Dashnor Sula, i cili është shprehur se ky është një vendim prej lideri dhe se kjo rrugë të ndan nga e shkuara.

“Vendimi që keni marrë, vendim prej lideri. Jemi krenar për rrugën që kemi zgjedhur. Kjo është ndarja përfundimtare nga e shkuara” ka thënë Sula.

Pak më parë u raportua se Basha në lidhje me këtë çështje ka bërë diskutime të shumta me me zyrat më të larta të BE në Tiranë, Bruksel dhe Uashington dhe se ishte shprehur se nuk do të bëhet pengesë që drejtësia të luftojë pa kompromis korrupsionin.

Zjarr Tv Ad