Problematika në Gjykatën e Tiranës/ 24 mijë dosje shqyrtohen nga 45 gjyqtarë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse vitet ndërrohen, problematika në Gjykatën e Tiranës mbetet pothuajse e njëjtë.

Gjatë vitit 2018 ,45 gjyqtarë të Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës kanë shqyrtuar rreth 24 mijë çështje gjyqësore.

Kjo ngarkesë është arsyeja kryesore e vonesave në gjykim, dhe mijëra çështje priten të mbarten në 2019.

Dhoma Civile e Gjykatës së Tiranës, gjatë këtij viti që sapo ka filluar ka mbartur mbi 5.000 çështje të cilat nuk kanë mundur të gjykohen.

Gjithashtu mbi 8.000 çështje të tjera e kanë pasur kohëzgjatjen e gjykimit  mbi 6 muaj.

Këto vonesa japin edhe efekte domino, në mënyrë të veçantë te personat që duan të ankimojnë vendimet. Kjo ndodh sepse gjyqtarët vonojnë zbardhjen e vendimeve për shkak të ngarkesës, e si pasojë palët e pa kënaqura me vendim u rrezikohet afati i apelimit.

Ndërkohë, gjatë vitit të kaluar numrin më të madh të padive në Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës e kanë pasur ato për zgjidhje martese, me 2.100 të tilla të ndjekura më paditë për marrdhënie pune me 1.500, si dhe ato për shkaktim dëmi me 1.274.

Sfida e 2019 për Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës do të jetë rritja e numrit të gjyqtarëve, e cila do të jetë e realizueshme pas ngritjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

Zjarr Tv Ad