Me largimin e Romelu Lukakut dhe me Timo Werner me valixhe në duar, skuadra e Çelsit ka filluar të lëviz në merkato për gjetjen e një sulmuesi.
Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, në orët e fundit drejtuesit e bluve i kanë hedhur sytë nga sulmuesi i Barcelonës Aubameyang. Futbollisti 33-vjecar pëlqehet shumë jo vetëm për cilësit e tij por edhe për eksperiencën që ka kaluar në Premier League, duke e njohur shumë mirë kampionatin. Kujtojmë që sulmuesi nga Gaboni ka qënë pjesë e Arsenal për pesë sezone.
Edhe pse interesimi është konkret, deri në këto momente në klubin e Barcelonës nuk është paraqitur ende një ofertë zyrtare.
Sezonin e fundit me katalanasit Aubameyang u aktivizua në 17 takime dhe arriti ta gjente 11 herë rrugën e rrjetës.